Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha, në nisje të fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka falënderuar të gjithë demokratët për pjesëmarrjen, ndërsa premtoi se Partia Demokratike do të forcohet dhe se drejtimi i ri do ta çojë partinë drejt fitores.

 

Nuk ka munguar as emri i Bashës në fjalën e tij, për të cilin tha se zëvendësoi vlerat e PD-së me pazaret me qeverinë.

 

“Jemi sot këtu më të fortë se kurrë më parë. Koha ju thërret ju të çoni përpara kauzën tonë. Me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD-së do të bëjmë gjithçka të dalin sa më shumë në krye të kësaj partie, si rruga më e sigurt e fitores së saj. Demokratët shqiptarë vijnë në këtë kuvend kryelartë me forcë politike, me trashëgiminë e saj. Ajo përmbysi një nga diktaturat më të egra në Europë. Më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë, në një kuvend historik, rilindi përsëri PD-ja, kjo parti nuk vdes kurrë, ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike shqiptare.”

 

Sa i përket shpalljes “non grata” nga SHBA, Berisha theksoi se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes, nëse paraqesin një provë kundër tij.

 

“Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Soros. Cilido që do të paraqesë një fakt provë apo dokument kundër Sali Berishës ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Theksoj që unë jam Sali Berisha. Kurrë nuk e pranoj për të vërtetë. Jam mirënjohës pa kufij ndaj jush që ndani me mua këtë qëndrim. Ne merremi me veten tonë por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli. Hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Europës. Edi Rama është kryeministri më i pashkollë në historinë e Shqipërisë. Po dhe po. Shqipëria në të katër anët e saj lëngon. Edi Rama me burgosje, dhunë vret shpresën në çdo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash dhe mbi të gjitha duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer të rinjve shpresën. Detyrë e vështirë por e mundshme”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *