Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka dalë në mbështetje të Saimir Tahirit pas vendimit për dënimin me 3 vite dhe 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO.

 

Në një mesazh në Facebook, Gjika shkruan se priste që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe ta takonte nga pranë, ndërsa e inkurajon të mësohet me sprovën e radhës.

 

“I dashur Saimir! Edhe pse sot,duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë”, shkruan Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *