Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 January 2026
Vizion fokus

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25 persona

Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të...

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin...

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: Bëj...

Papa Leoni XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe...

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Arrestimi i Maduros, Rubio: S’jemi në luftë me Venezuelën

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse...

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në...

‘Nxjerrje e sekretit shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘organizimi i lojërave të fatit’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale

2 Shtator 09:39

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Posted Under:
Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25 persona

më shumë...

Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të rëndësishëm drejt paqes në Ukrainë

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin tonë, sulmon Amerikën Latine

më shumë...

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

10:41

Si të humbni kaloritë e festave të...

10:26

A e dinit se kjo bimë rritet...

10:15

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25...

9:56

Si të përballosh ankthin e rikthimin në...

9:43

Starmer: 2026 mund të jetë viti i...

9:12

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që...

8:12

3 rastet kur duhet t’i thoni JO...

7:43

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për...

7:16

Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i...

6:45

Papa Leoni XIV: Të garantohet sovraniteti i...

6:13

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në...

5:55

Arrestimi i Maduros, Rubio: S’jemi në luftë...

5:20

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë...

4:58

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të...

4:54

Sekreti i një shtëpie të lumtur për...

4:20

Greqia pezullon fluturimet, frekuencat që i shërbejnë...

3:48

Një javë me trazira në Iran, qytetarët...

3:35

Dy vëllezër muzikë në Pazar, të rinjtë...

3:26

Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Rama duhet...

2:15

Fluks i lartë i shqiptarëve drejt Greqisë,...

Më të klikuarat

  • Sekreti i një shtëpie të lumtur për fëmijët, shenjat që treg...
  • Makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Fier
  • Beteja të mëdha, por edhe ndryshime jetike! Meri Gjini bën p...
  • Shkrumbohet shtëpia në Elbasan, dalin në kohë anëtarët e fam...
  • Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.