E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Iran, kërkohen pasagjerët dhe avioni

Vijon operacioni i kërkimit për 66 pasagjeret qe dyshohet se humben jetën, pasi avioni me të cilin udhëtonin u zhduk gjatë fluturimit në Iranin Qendror. Në ditën e dytë, ekipeve të shpëtimit i kanë ardhur në ndihmë edhe 26 ekipe alpinistësh, të cilët po përballen me motin e keq në malet e mbuluara me dëborë në jugperëndim të Iranit.

 

Reklamë

Familjarët kanë shpresa për të mbijetuar.

 

Reklamë

Mediat iraniane raportojnë se të 66 personat qe gjendeshin ne bordin e avionit kane humbur jetën.

 

Avioni u zhduk nga radarët 50 minuta pas nisjes nga Teherani drejt qytetit jugperëndimor të Yasuj. Zyrtarët  njoftojnë se piloti nuk ka raportuar asnjë problem në kontaktin e tij të fundit. Ata dyshojnë se shkak janë bërë kushtet e këqija atmosferike, mjegulla e dendur dhe erërat e fuqishme.

 

Aksidenti tragjik ka kthyer vëmendjen te çështja e sanksioneve të njëanshme të SHBA, për efektin e tyre të dëmshëm në sektorin e transportit të Iranit, veçanërisht në flotën e aviacionit civil të vendit.

 

Uashingtoni ka votuar masat e reja që ndalojnë shitjen e avionëve të pasagjerëve në Iran. Ekspertët besojnë se ky vendim i administratës amerikane, është faktori kryesor për rrënimin e flotës ajrore iraniane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë