80 subjekte qe merren me tregtimin e lendeve djegëse janë gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik gjate muajit shkurt. 73 prej tyre kane patur probleme me dokumentacionin, ndërsa pjesa tjetër kishte probleme me cilësinë e naftës qe tregtonin. Ne total rezulton se janë vene 36. 5 milion leke gjoba. Ndërsa Inspektorati thotë se ka sekuestruar lenden djegëse qe shitej jashtë standardit. Ne fakt kjo nuk është hera e pare qe Inspektorati gjobit kompanitë per cilësinë e dobët te karburanteve qe tregtojnë, por kjo situate duket se nuk ka sjelle ndonjë përmirësim te ndjeshëm. Ky fakt, konstatohet gjate procesit te kolaudimit te automjete, aty ku duket efekti i cilësisë se keqe te karburanteve qe shiten ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *