Subscribe

Një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë, ndërkohë që ka akses në internet në çfarëdo momenti që dëshiron . Kjo është një nga gjetjet e studimit të kryer nga UNICEF.

 

Sipas te dhënave, smartfoni është pajisja që përdoret për te lundruar më shumë botën virtuale, ndërkohë faqet më të klikuara janë Youtube, Instagram, Facebook dhe What’s App.

 

Por edhe pse një mjet ndihmës ne komunikim, interneti ka edhe pasoja negative të fëmijët.

 

14 perqind e te anketuarve kanë pohuar se kane përjetuar diçka që i ka mërzitur në internet. Një në 5 fëmijë ka parë imazhe dhune ose abuzime online. Nga ana tjetër 9% e fëmijëve kanë parë materiale në të cilat flitet për vetëvrasjen.

 

25 përqind e fëmijëve të anketuar kanë pranuar se kanë bashkëvepruar online me dikë që nuk e njohin në jetën reale dhe 16% se kanë takuar dikë që e kanë njohur në linjë.

 

Për sa i përket kërkimit të ndihmës ose mbështetjes shumica e fëmijëve që kanë marrë pjesë në këtë studim janë shprehur se kërkojnë atë te bashkëmoshatarët e tyre.

 

Por e dhëna me alarmante e studimit është fakti se prindërit kanë dijeni vetëm për shume pak nga ato qe u ndodhin fëmijëve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *