Presidenti Ilir Meta këtë të hënë është nisur për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj. Kersti Kaljulaid.

 

Kreu i shtetit në këtë vizitë pritet që të takohet me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Z. Henn Polluaas, dhe Kryeministrin z. Juri Ratas, ku në fokus duket se do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

 

Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

 

Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjëratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s dhe Qendrën e Brifingjeve E-Estonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *