Kreu i degës së Partisë Demokratike në Roskovec, Gëzim Caushi ka dalë pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë me temperaturë dhe kollë prej 10 ditësh, por gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ai iu nënshtrua testit për koronavirus dy ditë më parë, nga ku u konfirmua edhe pozitiv, ndërsa është vetizoluar në shtëpi

Këtë të shtunë, vendi ynë regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 4 viktima dhe 93 raste të reja me COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *