Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë për 495 të infektuar të rinj, të zbuluar mes 1.927 personave të testuar. Rastet më të shumta janë zbuluar në Tiranë, 253 të tilla.

 

Ndërsa pacientët që kanë humbur jetën janë tetë, të gjithë me sëmundje të tjera: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati.

 

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *