Dy mësues, njëri në një shkollë 9-vjeçare në Berat dhe një në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, rezultojnë pozitivë me COVID-19. Ata u vetëkarantinuan në banesat e tyre që prej ditës së shtunë, kur edhe shfaqën shenjat e para të infektimit. Fëmijët e tyre nuk kanë shkuar në shkollë.

 

Një tjetër rast me COVID-19 është regjistruar brenda ambienteve të IEPV Berat, ku është infektuar një punonjëse administrate. Punonjësja është karantinuar që prej ditës së djeshme, ndërkohë që Inspektoriati i Higjenës ka dezinfektuar ambientet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht disa reparte të brendshme.

 

Edhe në një fasoneri në Berat, një punonjëse 38-vjeçare ka rezultuar pozitive. Ajo kishte shfaqur këputje trupi dhe për këtë arsye përgjegjësja e saj e ka larguar drejt banesës. Tre ditë pas kësaj punonjësja ka rezultuar e infektuar me COVID-19 dhe kjo ka sjellë mbylljen e përkohshme të repartit ku ajo punonte si dhe karantinimin e disa punonjëseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *