Ndërhyrja e një numri të madh forcash policie dhe fadromave të INUV mengjesin e kësaj të diele për të prishur Teatrin Kombëtar është shoqëruar me incidente të mëdha.

Aktivistet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kanë qëndruar stoic në protesten e tyre për gati tre vite kanë qënë të parët që u përplasen me forcat e rendit.

Shumë prej tyre janë shoqëruar në polici pasi bënë rezistencen dhe u përplasen fizikisht me forcat e rendit. Shume prej te shoqeruarve ishin anetare te forumit rinor te PD.

Në krah të kësaj Aleances ishin edhe disa pjestarë të  tjere te opozitës si Flamur Noka, kreu I FRPD Kellici, dhe Monika Kryemadhi.

Deri tani janë mbi 30 të shoqëruar në komisariat ndërsa drejtuesja e LSI është liruar.

MBrëmjen e të shtunës pasi një shtimtë vëmendjes së opozitës  për qënë fizikisht tek Teatri pasi pati njoftime se godina do të prishej. Për këtë arsye aty shkuan Kryemadhi dhe Basha mirëpo, policia dhe INUV ndërhyne vetëm në orët e para të mengjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *