Subscribe

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi se shkolla në fshatin Pezë Helmës nuk është gati për të pritur nxënësit.

 

Teksa takoi nga afër prindërit dhe nxnënësit e kësaj shkolle, Zhupa tha se atyre u është komunikuar se do të bëjnë shkollën në Vaqarr.

 

Por sipas Zhupës, kjo është e pamundur për shkak të largësisë.

 

 

 “Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle. Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti. Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar. Sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.  Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë. Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës”, deklaroi Ina Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *