E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 18 minuta më parë
Vendi

Ilir Proda në Athinë, merr pjesë konferencën rajonale të INTERPOL-it për luftën kundër krimit ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Reklamë

Gjithashtu, Konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër, të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Reklamë

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pellumb Seferi.

Proda, pas konferencës, do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të INTERPOL-it dhe homologë të tij.

Konferenca treditore, e cila vijon punimet, bashkon më shumë se 150 përfaqësues të lartë të autoriteteve policore nga Evropa dhe nga e gjithë bota, me qëllim adresimin e sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë