Presidenti i Republikës, Ilir Meta apeloi palët politike që t’u ofrojnë shqiptarëve një dialog të vërtetë. Sipas tij, kjo është gjëja për të cilën qytetarët kanë më së shumti nevojë që të mos ndihen të përjashtuar. Thirrjen ai e bëri në një postim në “Facebook”.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit. Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!”

 

Viti 2019 u karakterizua nga përplasje të shumta mes qeverisë, opozitës, por edhe Presidencës. Djegia e mandateve, protestat dhe zgjedhjet vendore të qershorit tennsionuan shumë situatën dhe detyruan Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën që të ngrejnë tonet. Opozita kërkon zgjedhje të parakoshme pa Edi Ramën kryeministër, ndërsa ftesa e kreut të qeverisë për dialog ka qenë e përhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *