Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rregjistroi të premten 10 partitë e para për zgjedhjet e 25 prillit. Ndër to shihet të jetë dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e kryesuar nga z.Shpëtim Idrizi.

Pavarësisht kësaj, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Idrizi konfirmoi se nëse do të bënte një alenacë ajo do të ishte vetëm me Partinë Demokratike. Kreu i PDIU-së shtoi se është duke kërkuar një koalicion për mazhorancë solide dhe jo strehim politik.

Shpetim Idrizi: E theksoj që forumet e PDIU-së e kanë marrë vendimin për të bërë një aleancë me PD-në dhe vetëm me të. Ndërkohë, me Kodin e ri të krijuar, patjetër që krijon një raport të ri. Por, nuk është rasti i PDIU-së që të futet apo të dalë në një listë të sigurtë apo të pasigurtë. Në qoftë se bëhet fjalë që kjo listë është e PD-së, padyshim që nuk e humbasim siglën dhe nuk futemi, në qoftë se kjo është një listë e opozitës së bashkuar, sigurisht që ne bëhemi pjesë e kësaj liste. Prodhojmë minimalisht 4 deri në 5 mandate shtesë nga këto që kanë sot.

Alban Dudushi: Pra, opozita përfiton 4-5 mandate shtesë, në qoftë se ju futeni në koalicion me ta?

Shpëtim Idrizi: Absolutisht! Sigurisht që kjo është një bazë përllogaritjesh. Unë nuk po negocioj për kryetarin e PDIU-së, po negocioj për PDIU-në për të bërë një koalicion të përbashkët, nisur nga qëllimi, që në 25-Prill ne t’i japim vendit një mazhorancë solide për të vendosur në ekuilibër institucionet dhe demokracinë në Shqipëri dhe sigurisht edhe ekonominë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *