Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i shkoi në zyrë kryetarit të PD, Lulzim Basha. Diskutimet gjatë takimit i zbardhi Basha me anë të një postimi në “Facebook”. Një vend kryesor zuri tema për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Basha “ju ankua” Varhelyit se mazhoranca i votoi ato në mënyrë të njëanshme.

 

“Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve  refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.”

 

Kryedemokrati i dha garanci Komisionerit se PD do të ketë prioritet integrimin evropian të Shqipërisë dhe krijimin e mundësive për shqiptarët që të jetojnë si evropianë në vendin e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *