Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze.

 

Policia bën me dije se është vënë në pranga M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

 

I riu është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *