Subscribe

Ngjarje rëndë mëngjesin e kësaj të enjte tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Policia e Tiranës bëri të ditur se një 29 vjecar ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është vetehedhur nga kati i tretë i spitalit.

Bëhet e ditur se viktima, shtetasi me iniciale Xh.K, ishte në këtë spital për tu kuruar për Covid-19.

Njoftimi i policisë

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *