Subscribe

Shpallja e datës së zgjedhjeve vendore në 14 maj 2023, ka vënë në lëvizje dy partitë kryesore të opozitës. Kreu I partisë së lirisë ilir meta ishte sot në selinë e partisë demokratike, ku zhvilloi një takim me liderin e saj, Sali Berisha.

Pas bisedës së zhvilluar mes tyre, Meta rikonfirmoi bashkëpunimin me Berishën në zgjedhjet vendore, duke sqaruar se Partia e Lirisë do të bëhet pjesë e primareve me kandidatët e saj

 

 “Partia e Lirisë respekton primaret. Është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces.

Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidate që premtojnë për komunitetin do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta. Është e rëndësishme që kandidatët që respektojnë njëri tjetrin dhe kushdo që i shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara.

 

Meta ai pohoi se I kishte propozuar Berishës, një emër për kryetarin e Këshillit të ri Bashkiak.

 

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në primare, se këtë do ta vendosin primaret. Por i kam propozuar një emër z.Berisha për kryetar të parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi.

Dhe të jeni të sigurt që parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në parlamentin e ri të Shqipërisë.

Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza nuk do të rrijë më në rrugë e keqtrajtuar nga policia, por do të flasë atje në parlamentin e qytetarëve të Tiranës. Është superpolitikan” 

 

Pas Metës, Berishës i duhet të zhvillojë negociata edhe me forcat e tjera aleate për të përcaktuar në detaje bashkëpunimin për zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *