Zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një videopërgjimi, ku shihet duke i ofruar kontrata të qeverisë një manjate ruse, në këmbim të mbështetjes politike.

 

Videopërgjimi u publikua në dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”.

 

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para se zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar.

 

Ky skandal ka ngritur spekulimet për të ardhmen e qeverisjes në mes të Partisë së Lirisë të Straches dhe Partisë së Popullit të Sebastian Kurz.

 

Ndërkohë më poshtë mund të shihni dhe videopërgjimin e publikuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *