Subscribe

Një 42 vjeçar mbeti i vrarë në ambientet e brendshme të një lokali në fshatin Boricaj te Lushnjës. Almir Llupo u qëllua për vdekje me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni pak minuta para mesnatës.

 

Uniformat blu bëjnë me dije viktima ka qenë duke pirë në lokalin e autorit dhe në gjendje të dehur ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit.

 

Te dy nisen te debatojnë mes tyre, fillimisht me fjalë. Por situata doli jashtë kontrollit dhe në gjaknxehtësi e sipër Petrit Toromeni u ngjit në katin e dytë, ku kishte dhe banesën. Ai rrëmbeu çiften dhe nuk hezitoi te qëllonte ne drejtim te 42 vjeçarit duke e lëne ate te vrare.

 

Autori u arrestua nga uniformat blu pak pasi kishte kryer krimin

 

Viktima nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Almir Llupo ka qenë i dënuar më parë më 11 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *