Një person ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë si pasojë e përplasjes nga një makinë.

 

Informacionet policore bëjnë me dije se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

 

Mësohet se viktima kishte për nuse motrën e autorit dhe ishin ndarë pak kohë më parë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes krushqive.

 

Shtetasi i dëmtuar Y.M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *