Plagoset me armë zjarri një shtetas i moshuar në Shkodër.

Zef Pjetri ka shkuar në spitalin e Shkodrës me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

72-vjecari është plagosur me armë gjahu, por rrethanat në të cilat është plagosur janë të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *