Pas arrestimit nga ana e Policisë së Tiranës, inspektori i Tatimeve në Tiranë u shkarkua edhe nga detyra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi vendimin, duke mbështetur aksionin nga blutë e kryeqytetit.

 

 

“Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve nё mbёshtetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.”

 

 

Drejtoria e Tatimeve theksoi se do të vijojë punën për të ndërtuar një administratë publike funksionale dhe që garanton shërbim të ndershëm e transparent.

 

Inspektori 37-vjeçar u prangos këtë të enjte nga policia. Ai u merrte para subjekteve private për të mos i hetuar apo çuar në prokurori. Si provë material u sekuestruan 5 mijë euro, që ai ja kishte marrë një subjekti privat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *