Subscribe

Sot u përcoll për në banesën e fundit Alma Arrazi, 39-vjeçarja që u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër më datë 4 maj.

Alma u varros në Durrës, në qytetin ku jeton babai i saj, ndërsa tre fëmijët e mitur u varrosën në Shkodër. Trupi i Almës u tërhoq për në Durrës, pas kërkesës së babait të saj. Sakaq prindërit e Erdgyst Arrazit, bashkëshortit të saj ishin përgatitur që të bënin ceremoninë mortore për nusen në Shkodër.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në ceremoninë mortore për Almën kishte pjesëmarrje të ulët. Ndërsa babai i Almes nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *