Pas lajmit se i është hequr patenta për shkak të shpejtësisë tej normave, ka ardhur reagimi i Shkëlzen Berishës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka konfirmuar masën për heqjen e patentës, ndërsa iu ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për drejtimin e mjetit me shpejtësi të lartë.

Berisha sqaroi se nuk e ka kundërshtuar në asnjë moment punonjësin e rendit dhe se patentën e ka dorëzuar menjëherë, pa asnjë lloj refuzimi.  

“Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *