Të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Pakistanin dhe Afganistanin.

Shirat e dendur dhe reshjet e dëborës kanë goditur pjesë të dy vendeve, ndërsa autoritetet po bëjnë të pamundurën për të hapur rrugët e bllokuara dhe për të evakuar njerëzit në nevojë.

Në Pakistan eshte raportuar për 25 persona të pajetë në provincat jug-perëndimore , pasi reshjet e dëborës shemben çatitë e disa shtëpive.

Në Afganistan, të paktën 18 persona përfshirë gra dhe fëmijë,mbetur të vdekur si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulta.Sipas medaive vendase, Pakistani, Afganistani dhe India po përballen me një mot të pazakontë.

Banorët e kryeqytetit afgan, në Kabul, ku temperaturat shënuan rekordin -15 gradë Celsius, kërkuan ndihmë nga autoritetet për të përballuar situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *