Subscribe

Ilir Meta ka premtuar të rindërtojë Partine e Lirisë duke i dhënë fund ndikimit të ligjeve familjare e krahinore në karrierën brenda kësaj force politike. Një ditë pasi e bëri të qartë se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nuk do të ketë më poste drejtuese, Meta shfrytëzoi një takim me gratë e partisë që drejton për të premtuar se njohjet personale nuk do të ndikojnë në listën e kandidatëve për deputet

“Do të ngrejë një sistem meritokratik të hekurt, askush nuk bëhet deputet, ministër, kryeministër në emër të PL për shkak se është mik me Ilir Metën, për shkak se ka lidhje me bashkëshorten e Ilir Metës”,  tha Meta.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të mbështesë gratë në politikë, por jo ato që dëmtojnë këtë forcë politike

“Do t’i mbështes shumë gratë që janë si burrat, si Margaret Thatcher. Jo gratë që janë skemaxhie”,  u shpreh ai.

Në mbledhjen e komitetit drejtues, të premten, Ilir Meta u përplas me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi e cila ka qenë ish-kryetare e kësaj force politike për 5 vite. Sipas Metës lidhjet nepotike janë shndërruar në problemin më të madh të Partisë së Lirisë duke e zvogëluar atë ndaj Monika Kryemadhi nuk do të jetë pjesë e forumeve drejtuese.

Por për Kryemadhin problem në këtë parti është servilizmi. Beteja mes dy bashkëshortëve dhe dy politikanë do të kulmojë në 27 prill kur konventa do të miratojë statutin e ri të kësaj force politike dhe do të zyrtarizojë largimin e Kryemadhit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *