Subscribe

Dy makina janë djegur mbrëmjen e së dielës në Shkodër, ku njëra prej tyre, ishte në pronësi të gjyqtarit Andri Ymeri.

 

Sipas policisë po vijon puna për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

 

Në një deklaratë për mediat gjyqtari Ymeri është shprehur se një gjyqrae duhet të përgatitet për çdo gjë.

 

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë unë objektivi për shkak të detyrës kam qenë. Ato që kam pasur për të thënë i kam thënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *