Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili rezultonte i dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “ngacmim seksual”. Policia raporton se 44-vjeçari me iniciale E.K është banues në fshatin Qatrom, Korçë.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Policia e Korçës ka proceduar dhe një shtetas tjetër 32-vjeçar. Gjatë një kontrolli në ambientet e lokalit të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një celular i cili dyshohet se përdorej për vënien e basteve sportive.

 

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive”, thuhet në njoftim.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *