Subscribe

Rajmonda Sokoli, shoqja e 58-vjeçares që mbeti e vrarë nga vëllai, tregoi se ajo e ndihmonte vazhdimisht të vëllanë me të ardhura. “I dërgonte çdo muaj 300 euro”, tha ajo.

 

Ajo tha se Diana Vuka kishte ardhur që të premten nga Gjermania, ndërsa rrëfeu edhe bisedën që pati të premten me të.

 

“Më tha – mos eja në shtëpinë time se kam njerëz. Ka qenë një person shumë i mirë dhe e ka ndihmuar të vëllanë me gjithçka, por ai i mori jetën”, u shpreh ajo.

 

Vëllai i viktimës, Fabian Vuka mendohet se ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *