Pas vdekjes së një të afërmi të shtruar në spital, anëtarët e një familjeje braziliane sulmuan njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Rio de Janeiro të përdorur për të trajtuar pacientët COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, familja e mërzitur dukshëm në spital, theu disa gjëra dhe përplasi dyert. Stafi i sigurisë dhe anëtarët e stafit shëndetësor ndërhynë për të qetësuar situatën.

Alexandre Telles, president i një sindikate të mjekëve vendas tha se anëtarët e familjes hynë në një zonë të kufizuar.

“Ata shkuan atje dhe ngacmuan profesionistë me gojë, u futën në zonat e infermierisë, duke shqetësuar pacientët dhe hodhën kompjuterat në dysheme. Ishte shumë e vështirë. Ne e kuptojmë se familjet mund të shqetësohen shumë, por ky zemërim ndaj profesionistëve që janë tashmë nën një stres është e padrejtë”, tha Telles.

Incidenti erdhi pas një thirrjeje nga presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, që u kërkoi brazilianëve të hynin në repartet COVID-19 për të inspektuar kushtet e spitalit.

Bolsonaro tha të enjten se politikanët vendas mund të fryjnë të dhëna për numrin e vdekjeve nga koronavirusi për të marrë më shumë para dhe për të fajësuar qeverinë e tij për numrin e lartë të të infektuarve.

Brazili ka më shumë se 828,000 raste të konfirmuara dhe të paktën 41,000 vdekje, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *