E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hysi: Ndërkombëtaret pjesë e Vetingut

Ndërsa opozita zbardhi propozimin e saj per Vetingun; maxhoranca ne Komisionin e reformës ne drejtësi filloi shqyrtimin e ligjit te posaçëm per rivlerësimin e gjyqtareve e prokuroreve. Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka sqaruar se roli i ndërkombëtareve ne ligj është ne përputhje me parashikimet kushtetuese, duke i lëne operacionit ndërkombëtar te monitorimit te drejtën per seleksionimin e kandidaturave për Komisionin e posaçëm te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit; dy institucionet qe realizojnë procesin e Vetingut. Gjate se mërkurës, Komisioni i reformës ne drejtësi ka shqyrtuar ne parim edhe ligjin për Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare te Hetimit, duke mbyllur ne parim diskutimin për te 7 ligjet e reformës ne drejtësi.

 

Më shumë video

Reklamë