Subscribe

Nga kjo e enjte, shqiptarët që zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër covid-19 mund të udhëtojnë në Hungari.

 

Hungaria ka njohur të gjitha vaksinat e përdorura në shqipëri, përfshirë edhe atë ruse e kineze.

 

Vizitorët e dy vendeve nuk do t’i nënshtrohen masave ndaluese të covid-19.

 

Marrëveshja për njohjen e vaksinave u firmos disa ditë me parë  nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Viktor Orban.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shqiptare në hungari shkruan se nga data 10 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatave.

 

Certifikata dixhitale e vaksinimit merret në e-albania, pas marrjes së dozës së dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *