Për ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, fajtorët e humbjes së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

I ftuar këtë të mërkurë në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ish-deputeti demokrat u shpreh se duke ndëshkuar përgjegjësit, PD mund të bëjë  progres.

 

“Duhen marrë masa shpejt për të nxjerrë përgjegjësit e humbjes dhe ta rikthejmë PD-në atje ku duhet, në partinë që fiton zgjedhjet dhe çon Shqipërinë përpara më mirë sesa PS. Ne humbëm zgjedhjet në 2013-ën dhe u hallakatëm për tetë vjet të tjera për t’u kthyer në rezultatet e 2013. Partia ka ngelur ne vend, nuk ka bërë progres dhe kjo ka përgjegjësit e vetë që duhet të dalin dhe t’i hapin rrugën PD-së. Të njëjta mandate që ka pasur në 2013-ën, aq ka edhe sot, në 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *