Nisin hetimet për rastin e mjekut amerikan, i cili humbi jetën disa javë pasi bëri vaksinën e Pfizer/BioNTech. Gruaja e 56-vjeçarit Gregory Michael tha se ai vdiq nga një reaksion i vaksinës kundër COVID.

Drejtori i operacioneve në zyrën e ekzaminuesit mjekësor, Darren Caprara tha se zyra e tij po punon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të hetuar vdekjen e Michael.

Sipas Caprara, vdekja e 56-vjeçarit nuk ka qenë e lidhur përfundimisht me vaksinën, por megjithatë është një ndër pistat ku po hetohet.

Ai u shpreh se të martën u krye një autopsi, mirëpo ende nuk është konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë vaksina.

Po ashtu, ngjarjen po e heton edhe kompania Pfizer. “Nuk besojmë se ka lidhje direkte me vaksinën”, thuhet në deklaratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *