Qeveria holandeze ka shpallur masa kundër Izraelit, përfshirë ndalimin e hyrjes për dy ministra të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, për shkak të thirrjeve të tyre për dhunë dhe spastrim etnik në Gaza. Ministri i Jashtëm Caspar Veldkamp i quajti ata “persona non grata” dhe e cilësoi situatën në Gaza si “të patolerueshme dhe të pajustifikueshme”.
Veldkamp thirri ambasadorin izraelit në Holandë dhe kërkoi që Izraeli të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu, u njoftuan kufizime të reja për eksportet e armëve dhe rishikim i kontratave ekzistuese. Kontratat e reja me Izraelin janë praktikisht të pezulluara.
Holanda do të rrisë gjithashtu ndihmën humanitare me 4.5 milionë euro shtesë për Gaza.
Kryeministri i përkohshëm Dick Schoff tha se Holanda mbështet masat e mundshme të BE-së ndaj Izraelit, përfshirë kufizime në programin “Horizonti Europian” dhe sektorin e tregtisë. Presidenti izraelit Isaac Herzog reagoi duke e cilësuar vendimin holandez si “një gabim i madh”.
/vizionplus.tv





