Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka pritur si kurrë më parë në aeroportin  Phenianit, presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae In. Kjo është hera e parë që lideri komunist përshëndet vizitorët në aeroport me ceremoni të lartë shtetërore, që kur mori pushtetin në vitin 2011.

Dy udhëheqësit u përshëndetën me buzëqeshje dhe përqafime, ndërsa samiti I tretë brenda këtij viti mes tyre, pritet të vendosë paqen në Gadishullin Korean, ndërsa dhjetra njerëz mbanin lule dhe flamuj kombëtarë, duke përfshirë ato që simbolizonin një Gadishull të Koresë së Bashkuar.

Dy liderët ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ndërsa në sfond dëgjohet muzika ushtarake, e cila zgjati për rreth 15 minuta.

Presidenti koreanojugor do të qendrojë në Pehnian për 3 ditë. Vizita e tij konsiderohet historike pasi kjo është hera e parë që nga viti 2007 që një president I Koresë së Jugut udhëton në Veri.

Kim Jong UN dhe Moon Jae In, do të diskutojnë për një gamë të gjerë çështjes, që nga bashkëpunimi ekonomik, vendosja e paqes për t’I dhënë fund luftës Koreane, por edhe për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ende nuk dihet nëse ky takim do të shërbejë si një zgjidhje për bisedimet e ngecura mes Washingtonit dhe Phenianit, që pas takimit të 12 qershorit në Singapor, ku lideri komunist premtoi denuklearizimin e vendit,  premtim I cili nuk u mbajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *