Familja e një djali palestinez 10-vjeçar, Abdulrahim ‘Amir’ al-Jaraba, që u vra ndërsa kërkonte ndihmë humanitare në Gaza, ende nuk ka marrë trupin e tij, më shumë se dy muaj pas zhdukjes.
Sipas deklaratave të Anthony Aguilar, një ish-ushtar amerikan që punonte si punonjës sigurie për Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), ngjarja ndodhi më 28 maj në jug të Gazës, pranë një pike shpërndarjeje ndihmash.
Aguilar përshkroi momentin emocional kur Amiri, i zbathur dhe me rroba të grisura, kishte përshkuar 12 kilometra në këmbë për të marrë ndihma. Ai kishte falënderuar me përulësi për ushqimin që mori, përpara se të largohej drejt grupit me të cilin kishte ardhur.
Pak më vonë, sipas dëshmisë së Aguilar, forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës së civilëve, duke përdorur gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe municion luftarak. Amiri u qëllua dhe u pa për herë të fundit duke vrapuar nga frika.
Exclusive: The family of 10-year-old Abdulrahim Mohammed al-Jarabe’a, known by his nickname Amir, has renewed calls for an international investigation into his disappearance, after a widely circulated video showed him receiving aid from a US soldier in southern Gaza.
Abdulrahim… pic.twitter.com/caZ9YKp5K0
— Middle East Eye (@MiddleEastEye) August 1, 2025
Trupi i tij nuk është gjetur ende, ndërsa familja vazhdon kërkimet me shpresë të paktën për të marrë trupin. Kushëriri i tij, Qusai al-Jarabe’a, shprehu dhimbjen dhe zhgënjimin e thellë duke theksuar se nuk është hera e parë që fëmijët palestinezë bëhen viktima të dhunës.
“Ai është ende i zhdukur. Fati i tij është i panjohur. Por nuk është i pari dhe, për fat të keq, as i fundit”, tha Qusai.
Njerka e Amirit, Siham al-Jarabe’a, tha se prej asaj dite ka kërkuar në çdo spital dhe qendër mjekësore për të. “Ai shkoi për ushqim dhe nuk u kthye më. Po të ishte zhdukur një qen, ndoshta do të kishte më shumë reagim. Por sepse është një fëmijë palestinez, bota hesht”, tha ajo me dhimbje.
/vizionplus.tv





