Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe.

 

Gjatë një konference për shtyp mbajtur në Prishtinë, Kurti deklaroi se “nga 15 mars do të hiqet tarifa për lëndët e para që importohet nga Serbia dhe Bosnie-Hercegovina”.

 

Ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, ndërsa theksoi se trafia do të hiqet plotësisht më 1 prill të vitit 2020, në rast se Serbia dëshmon se do të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

 

“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë, Nëse pala serbe dëshmon në ndalimin e fushatës dhe barrierave, atëhëre duke filluar nga data 1 prill qeveria do ta heq tërësisht tarifën për import për një peridhurë prej 90 ditësh”, tha Kurti.

 

Nëse Serbia nuk reflekton, Kurti paralajmëroi se tarifa do të rikthehet sërish. “Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri. Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit.”

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaronte se kërkesa për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe nuk duhet të vonohet. Nga ana tjetër, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka paralajmëruar më herët se “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *