Subscribe

Administrata doganore pritet te shfuqizoje referencat për 82 produkte importi. Ne këtë shifër dominojnë kryesisht lendet drusore si dhe kimikatet. Shfuqizimi nga referencat për këto produkte, do te thotë qe tregtarit do t’i njihet vlera e transaksionit. Aktualisht, administrata doganore aplikon referenca për afro 3 mije produkte. Kjo shifër ka ardhur ne zbritje nga viti ne vit, por serish ajo konsiderohet e larte ne raport me normat e Bashkimit Europian. Duke ju referuar te dhënave, jane disa produkte dhe mallra, te cilat kane risk me te madh ne manipulimin e vlerës se faturës, e per rrjedhoje e bën administratën doganore dyshuese, çka aplikon referenca.
Me paktën e re fiskale, pritet te thjeshtësohen një sere procedurash doganore, me qellim përmirësimin e aktiviteti tregtar ne këtë administrate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *