A mund të jetë frika dhe preokupimi me një sëmundje në të vërtetë një shkak i vdekshmërisë së parakohshme? Një studim i bërë në Suedi zbulon fakte interesante rreth hipokondriazës, ose siç quhet ndryshe çrregullimi i ankthit të sëmundjes.

Stresi vërtet mund të ndikojë në jetëgjatësinë tonë, veçanërisht kur shoqërohet me orë të tëra shqetësimi të panevojshëm për shëndetin tonë. Kërkimet më të reja suedeze zbuluan se njerëzit që jetojnë me frikën se mund të preken nga sëmundje të rënda, jetojnë më pak se ato që thjesht nuk shqetësohen aq shumë për çdo sëmundje të rëndë që dëgjojnë.

Hipokondriaza ose ndryshe çrregullimi i ankthit nga sëmundjet, konsiderohet një gjendje e rrallë në të cilën njerëzit nuk mund të kontrollojnë frikën e tyre për gjendjen e tyre shëndetësore, edhe nëse analizat janë normale. Disa madje mund të ndryshojnë mjek në mënyrë të përsëritur, ndërsa të tjerët shmangin trajtimin mjekësor.

Sipas studiuesve këta njerëz vërtet vuajnë dhe shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Studimi nxori në pahën edhe ‘vakum’ në literaturë mbi këtë gjendje.

Mes të diagnostikuarve, rreziku i vdekjes nga vetëvrasja ishte katër herë më e lartë sesa midis bashkëmoshatarëve të tyre që nuk vuanin nga çrregullime specifike. Normat e përgjithshme të vdekjeve ishin gjithashtu më të larta te njerëzit me hipokondriazë, ndërsa njerëzit me këtë çrregullim vdiqën në një moshë më të re, me një moshë mesatare 70 vjeç kundrejt 75 të individët pa çrregullim. Rreziku i vdekjes nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të frymëmarrjes ishte gjithashtu më i lartë, me përjashtim të vdekjes nga kanceri.

Megjithatë, është e vështirë për specialistët të menaxhojnë këto raste. Trajtimi mund të përfshijë terapi konjitive të sjelljes, teknika relaksimi, edukim dhe nganjëherë antidepresivë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *