E diel, 25 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hetimi i emërimeve në administratë

Mbledhjen e fundit, komisioni hetimor per emërimet ne administratën publike, e bëri tre muaj më parë. Sot, në takimin e radhës, kryetari i tij Genc Pollo, doli të denonconte nëpunësit me rekorde kriminale, qe sipas tij jane 130. Për mazhorancen e përfaqësuar nga Musa Ulqini, nuk ka rëndësi  numri, por etiketimi i zyrtarëve.

Përtej debatit politik, komisioni diskutoi mbi përcaktimin e ekspertëve të jashtëm, që do asistojnë punën e komisionerëve. Por me këto ritme, deputetët hetimorë nuk dihet se kur do ta mbyllin shqyrtimin e ëmerimeve në administratë. Komisioni e nisi punën në 30 janar 2015. Sot, 18 muaj më vonë, opozita qe e drejton dhe kërkoi hetimin, ka një bilanc të varfër. Në mandatin e parë 5 mujor nuk u bë asgjë, ndaj dhe u kërkua shtyrja e afatit. Por edhe pse kjo kërkese u plotësua, prej mëse një viti grupi i deputeteve është larg konkluzioneve, ndërkohë që afati mbaron në mes të korrikut.

 

Më shumë video

Reklamë