Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e konsideron një demagogji dhe premtim elektoral deklaratën e kryeministrit Edi Rama për dhënien e naftës pa akcizë e pa taksa për fermerët nga viti 2021.

Përmes një postimi në “Facebook”, Panariti shprehet se ajo naftë nuk do të shkojë për bujqësinë, por do të shitet në treg të zi. Sipas tij, fermerët duhet të ndihmohen me para në dorë, si֛ bëjnë vendet e tjera të Evropës.

“Fermeret ndihmohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me para në dorë. Ashtu siç bën Evropa dhe fqinjët!  Nuk ka rrugë tjetër. Jepuni atyre atë që u premtuat në fushatë 232 milion euro dhe që përfunduan në 7 herë më pak para dhe mbështetje. Pushteti shpërndarës dhe pompist i naftës pa akcizë për fermerin, mbi bazë vetëdeklarimi online të sipërfaqes së pa punuar dhe të pa mbjellë, është thjesht një demagogji dhe premtim elektoral  Ajo naftë nuk do të shkojë për bujqësinë, sepse e ka më të lehtë dhe më afër të rishitet në treg të zi ose të shkojë në serbatorët e veturave. Prandaj!  Nuk ka rrugë tjetër për përfitimin e efekteve të naftës pa akcizë për fermerët, përveç pagesës së tyre me para në dorë si subvencion direkt për naftën. Pagesë dhe para vetëm mbi bazën e punës së kryer dhe të matur , të plugimit, mbjelljes së tokës  Pra shkurt dhe saktë, para në dorë drejtpërdrejt për fermerin për të kompensuar heqjen e taksave për naftën.

Për Panaritin, fermerët kanë nevojë për para në dorë dhe jo për “pompistët e pushtetit”, për aq kohë sa naftën e blejnë te privati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *