Gjykata e Përmetit liroi nga paraburgimi botuesin Henri Çili.

Pas nje seance maratone te zhvilliuarf nga mesdita e te dieles deri ne mbremje, trupa e gjyqtareve dha  masën “detyrim paraqitje” per Çilin.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Përmetit për “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Çili ishte i fundit qe priti masen e sigurise ndersa me pas doli jashte ambjenteve te Gjykates pa pranga ne duar dhe i rrethuer dhe i perqafuar nga familjaret e tij.

Por vec botuesit te njohur u dhane masat e sigurise nga gjyqtari Dritan Hasani per 27 persona te tjere.

15 persona u lane ne burg, 10 ne detyrim paraqitje dhe dy ne arrest shtepie.

Per nje nga te arrestuarit, Betim Shkupin nuk u dha masa e sigurise pasi kishte konflikt interesi me gjyqtarin Hasani ndersa i arrestuari tjeter, biznesmeni Sait Fishta ndodhet ne spital.

 

Pavaresisht se Prokurori i çështjes Asllan Bajrami kërkoi arrest në burg për botuesin Henri Çili dhe për pjesën dërrmuese të të ndaluarve, gjyqtari Hasani vendosi ndryshe.

Henri Cili doli rastesisht ne skene, pasi prokuroria kishte ne pergjim nje grup qe dyshohet se trafikonte droge drejt Greqise, per te cilin mbahej ne vezhgim kunati i tij, Gazmend Ajdini.

Mirepo ne bisedat mes Gazmend Ajdinit dhe Çilit doli ne skene nje tjeter ceshtje. Prokuroria vuri ne ndjekje dhe ne pergjim Cilin dhe arriti te siguroje materiale e biseda qe e kompromentonin ate ne gjyqin ndaj dy anetareve te bandes se Lazaratit, vellezerve Arbjon dhe Albion Aliko.

Cili akuzohet se ka folur me babain e Alikove dhe i ka premtuar te ndikoje tek gjyqtaret e kesaj ceshtje per ti ulur denimin vellezerve ne kembim te nje shume prej 700 mije euro.

 

Botuesi Henri Çili i mohoi akuzat e Prokurorisë duke u shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani se arrestimi i tij ishte bërë i pa bazuar në prova”. Gjatë seancës Çili ka pranuar bisedat që rezultonin në përgjimet, por tha se ka në pronësi një studio ligjore për ndërmjetësime, përfaqësime lobuese dhe gjyqësore dhe ato ishin në kuadër të këtij aktiviteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *