Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.

Mziu ka treguar një foto të një kabine elektrike të Dibrës, ku sipas tij është e mbuluar me hashash. Ai theksoi se këto foto vërtetojnë bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e kanabisit.

“Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve ’90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë”, tha Mziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *