Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

“Harta e re nuk është një rrufe në qiell”/ Manja: Stoku i dosjeve është problem por në vendet e BE…

13 Korrik 18:23

Në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore.

 

Ndërsa sqaroi procedurën e ndjekur, Manja tha se harta e re gjyqësore do i kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti i ministrisë së financave për kostot e saj. Sa i përket stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje i referohen drejtësisë alternative.

 

“ Erdhëm në respekt të kuvendit dhe qytetarëve. Kam ardhur me mendimin se do më kërkoni llogari se nuk zbatojmë ligjin. Harta ka qenë detyrim, meqë KLGJ u krijua me vonesë , nisi puna për hartën në 2019, Ministrit i ka shkuar në shtator 2020. Ligji i 2016 nuk ka një mekanizëm zhbllokues. Harta është atribut i KLGJ, ligji e thotë qartë, harta si produkt teknik i KLGJ që ka proces të gjatë si hartohet është aty për buxhetimin dhe logjistikën që duhet të ketë kjo hartë. Për ti dhënë përgjigje Felajt avokatët përfaqësojnë klientët jo qytetarët.

Harta nuk është rrufe në qiell të pastër. Avokatëve iu janë marrë edhe sugjerime. Janë kryer dy konsultime publike me avokatët në 2016. Harta sot është çështje e zbatimit të ligjit. Për sa kohë është në fuqi ligji, ministri ka detyrimin të mbështesë hartën e re të sistemit gjyqësor.

Më ka ardhur produkti i hartës në dhjetor 2021, i rishikuar pasi kam bërë disa sugjerime në lidhje me hartën. Nëse marrim prurjet e reja gjykatës i janë drejtuar 17 200 qytetarë. Në godinat ekzistuese do të ofrohen shërbime për qytetarët të tipit one stop shop, dhe kam gjetur dakordësi për këtë. Në dhjetor 2021 sipas ligjit është lancuar si bashkautorësi e KLGj dhe ministrit të drejtësisë. Avokatët janë dëgjuar, kanë patur sugjerime, por kjo nuk do të thotë që të gjitha sugjerimet të merren në konsideratë. Jemi të kufizuar nga ligji.

KLP ka sjellë vlerësim pozitiv për hartë, prokurori i përgjithshëm po ashtu, ministria e financave po koston hartën e re gjyqësore, që do të shtrijë efektet pas hyrjes në fuqi. Sigurisht që ka kosto. Si qeveri po shohim nëse i kemi mundësitë buxhetore.

Sapo të vijë raporti nga financat do e kalojmë për miratim në këshillin e ministrave.

Harta nuk merr në konsideratë stokun, nuk është problem që lindi sot, e as vettingut. Harta ka bërë riorganizimin gjyqësor për 408 gjyqtarë që ka sot sipas dekretit të presidentit. Pra ne po shpërndajmë 408 gjyqtarë. Stoku po, është problem edhe në vende të BE ka problem me stokun, por i kanë paraprirë se kanë gjetur mënyra në drejtim të drejtësisë alternative, një ndër to ka qenë ndërmjetësimi.” u shpreh Manja, ndërsa komentoi edhe bojkotin e avokatëve.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi i sistemit të drejtësisë ka rol kyç. Nuk funksionon procesi pa avokatin. Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Avokatet Bojkoti Harta e Re stoku Ulsi Manja

Nga e njëjta kategori

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një tjetër lëvizje

më shumë...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi i mjetit (EMRI)

më shumë...

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari

më shumë...

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.