Para fillimit te takimit te dyte te Këshillit te Stabilizim Asociimit Kosove- BE, kryeministri Ramush Haradinaj u takua me shefen e politikes se jashtme Federica Mogherini.

 

Ata biseduan per perspektiven dhe rrugën evropiane te Kosovës. Mogherini vlerësoi se është përshpejtuar dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit ne nivel presidentesh. Zyrtarja e larte theksoi se “ajo qe ne ketë moment eshte esenciale, është qe dialogu jo vetëm te lehtësohet, por te dy palet te angazhohen ne ketë faze te re, si ne aspektin e brendshëm, ashtu edhe ndërmjet tyre”.

 

Haradinaj tha se me dinamiken e re te qeverisjes është përshpejtuar edhe procesi i përmbushjes se axhendes se reformave evropiane dhe te kritereve te përcaktuara me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *