Bojkotin e opozitës kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, e quan të gabuar. Ndërkohë që opozita nuk ishte pjesë e debatit për votimin e delegacionit qeveritar që do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishme në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

 

 

Ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se tashmë e kane të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.

 

“E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *