Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të madh. Ata kanë arritur të gjejnë një mikrob i cili mbron plotësisht mushkonjat nga infektimi me malarie.

Sipas ekspertëve në Kenia dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ky është një hap i madh që do të ndihmojë në kontrollin e sëmundjes. Malaria mund të përhapet nga kafshimi i mushkonjave të infektuara, kështu që mbrojtja e tyre do të thotë se mbrohen edhe njerëzit.

“Microsporidia” u zbulua duke studiuar mushkonjat në brigjet e liqenit Victoria në Kenia. Ajo jeton në zorrët dhe në organet gjenitale të insekteve.

“Të dhënat që kemi deri tani tregojnë se bllokimi që bëjnë tek mushkonjat kundër malaries është 100%. Do të ketë një surprizë të madhe”, tha Jeremy Heren nga Qendra Ndërkombëtare e Fiziologjisë dhe Ekologjisë së Insekteve në Kenia.

Më shumë se 400,000 njerëz vriten nga malaria çdo vit, shumica e tyre fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *